Autorët e fjalorit antishqiptar nga URA!

2

Fjalori skandaloz i akademise se shkencave malazeze i cili sapo publikoi pjesen e pare te tij shkaktoj bujë dhe reagime të ashpëra nga shqiptarët në Mal të Zi pasi që në këtë fjalorë shqiptarët paraqiten me fjalët fyese dhe diskriminuese.

Për të kuptuar prapavin e këtij fjalori që ka për qëllim nënçmimin e shqiptarëve dhe paraqitja e tyre ne popull të rendit të dytë, bëm disa hulumtime të anëtarëve dhe prapavisë politike të anëtarëve që punuan në fjalorin antishqiptar.

Befasia e radhës vjen nga ajo që një e treta e grupit punues të fjalorit vjen nga Lëvizja Qytetare URA. Nga 14 anëtarë 5 veta janë anëtarë të këshilli organizativ i LQ URA që është organi më i lartë.

  • prof. dr Tatjana Gjurišić-Beçanoviq, anëtare e KO
  • Balsha Brkoviq, anëtar i KO
  • Rajka Glushica, anëtar i KO
  • Božena Jelushiq, nënkryetarte e URA
  • Sherbo Rastoder, nenkryetar I URA

Duke ditur se këto persona janë themelues së këtij subjekti dhe dy nga këto janë nënkryetar të këtij subjekti e natyrshme është dyshimi në politikën e tyre ndaj shqiptarëve.

Fjalori CANU shqiptarët i paraqet si agressor, të cilët imponojnë kulturën të tjerëve duke i asimiluar në shqiptar. Pra CANU, shqiptarët autokton i quan agresor. Fakt që me drejtë ka zgjuar gjith këtë polemikë jo vetëm nga politikanët shqiptar por edhe nga disa studjues malazez sikur Jelena Susanj, dr Adnan Čirgić dhe Sreten Perovic.

Nuk është hera e pare që nga ky subjekt vine fryma antishqiptare. Kujtojmë fushatën zgjedhore të partisë Pozitivna nga ku buron kjo levizje ku një nga kandidatët e tyre publikisht ka ngritur “trimat e taraboshit” duke aluduar ne luftëtarët malazez në pushtimin e Shkodrës.

.

2 KOMENTET

  1. E more Dritan, merru me punet e botes kurse te shepija I ke punet per kerkund!

Comments are closed.