Nxënësit nga Ulqini vizitojnë viset shqiptare

0

Një grup nxënësish dhe mësimdhënësish nga shkolla e mesme e qytetit tonë para nisjes disa ditëshe në disa qytete të Shqipërisë u takuan me kryetarin e Komunës Nazif Cungu.

Në fakt bëhet fjalë për një udhëtim të nxënësve shqiptarë nga Ulqini, Tuzi, Plava, Gucinja dhe Rozhaja të ftuar nga Institucioni i Presidencës së Shqipërisë, respektivisht presidenti Bujar Nishani. Ky udhëtim ka për qëllim që nxënësit e viteve të treta të njihen më për sëafrmi me disa nga qytetet e njohura shqiptare.

Stacioni i parë do të jetë qyteti i Shkodrës ku do të vizitohet kalaja e Rozafatit, do të vazhdohet me qytetin dymijë e pesqindvjeçarë të Durrësit, për të vazhduar më pas me Beratin , qytetin e një mijë dritareve.

Takimi me Kreun e shtetit shqiptar Bujar Nishani është paraparë në Presidencë në Tiranë e udhëtimi në viset shqiptare përfundon me vizitën në Muzeun e Krujës.
Kryetari Cungu duke i përshëndetur përzemërsisht i uroi udhë të mbarë i bindur që ata do të dëshmojnë kulturë dhe sjellje shëmbullore. Mësimdhënësit prof. Rrok Lulgjurat dhe prof. Kadri Sinani shprehën falenderime për pritjen e organizuar.