Ambasadorja e SHBA-së për vizitë në Ulqin

0

Në Ulqin qëndroi për vizitë ambasadorja e SHBA-së në Podgoricë Margaret Ujehara.

Takimi i parë ishte planifikuar me kreun e qytetit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari Cungu duke i uruar mirëseardhje i bëri një panoramë të qytetit në shumë këndvështrime, duke u ndalur veçmas në fushën e turizmit si një prej sektorëve kryesorë. Ai foli për investimet e pritshme dhe zhvillimin e qëndrueshem të qytetit dhe shprehu interesimin edhe për për investitorët amerikan këtë kur kemi parasyshe që në SHBA jeton një komunitet i madh i njerëzve tanë.

Nga ana tjetër ambasadorja Ujehara duke falenderuar për pritjen , veçoi bukuritë e Ulqinit, u ndal tek kriporja, foli për mundësitë e bashkëpunimit dhe të investimeve nga diaspora, premtoi angazhim të ambasadës në këtë drejtim, por dhe duke bërë thirje për lehtësimin e procedurave për investitorët e mundëshëm.

Pas një takimi tepër miqësorë dhe të hapur u ra dakort që komuna e Ulqinit të aplikojë me një projekt pranë ambasadës që ajo të mbështesë vazhdimin e projektit të kompjuterizimit të shërbimeve në komunën tonë, nëpërmes granteve për rritjen e transparencës që ambasada i ka në dispozicion.

Më pas ambasadorja e shoqëruar nga Kryetari u takuan në bibliotekën e qytetit me përfaqësuesit e projektit ‘’Partneriteti lokal kundër abuzimit me droga dhe delikuences së të miturve’’ realizuar nga OJQ ‘’Horizonti i Ri’’ projekt mbështetur nga Ambasada e SHBA–së.
Vijuesve iu ndanë mirënjohje dhe diploma.