Kryetari Ahmeti priti delegacionin nga Ulqini

0

Dje, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion nga Komuna e Ulqinit, të prirë nga Kryetari , Nazif Cungu.

Në takim shumë miqësor u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy qyteteve, sidomos në fushën e turizmit, por edhe në fusha tjera, si për shembull atë të legalizimit të objekteve, proces ky që është duke e zhvilluar Komuna e Prishtinës, e për të cilin ka nevojë edhe Komuna e Ulqinit, sidomos për objektet turistike.

Të dy kryetarët u dakorduan që të përcaktojnë temat e bashkëpunimit dhe në muajin maj të zhvillojnë edhe një takim në Ulqin ku do të fillojnë me hapa konkret.