Ndryshime të pushtetit në Ulqin?

0

Në skenën politike të Ulqinit do të ketë ndryshime sa i përket pushtetit , shkruajnë mediat e ndryshme malazeze. Sipas tyre në krye të Komunës do të vijë kryetari i Forcës Nazif Cungu, kurse posti i kryetarit të Kuvendit do ti takojë Loro Nrekiq nga Partia Demokratike e Socialistëve.

Njoftohet se kjo është arritur në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie në Podgoricë, ku pjesë në pushtetin lokal iu është ofruar edhe Partisë Demokratike dhe UDSH-së.

Akoma nuk është bërë e njohur nëse nga partitë shqiptare është pranuar një ofertë e tillë.