Të shtunën: “Dita e miqësisë së gazetarëve shqiptarë Shkodër-Ulqin”

0

Më  20 dhe 21 shkurt  Unioni i Gazetarëve  Shqiptarë , organizon  takimin ,,Dita  e miqësisë e  gazetarëve shqiptarë  Shkodër –Ulqin” 

Takimi fillimisht do të nisë në  qytetin e Shkodrës  ku  kryetarja  e Bashkisë   Voltana Ademi do të  organizojë një pritje  për  Presidentin e vendit Z.Bujar Nishani dhe  kryetarin e Ulqinit Z. Fatmir Gjeka .

Në orët e pasdites  grupi i madh  i gazetarëve  do  të  vijnë në Ulqin. Këtu është  paraparë një takim  në sallën e  Kuvendit, pritje tek  kryetari Gjeka  dhe vizitë  kalasë dhe  monumenteve të tjera  kulturo historike  të qytetit tonë.  Unioni  i Gazetarëve Shqiptarë  ka për qëllim  të përcojë  vlerat më profesionale të  njerëzve të  medias   në  të  gjitha   trojet  shqiptare.