Ambasada Amerikane: Prej 1 shkurtit taksa për viza paguhet në ambasadë

0

Taksat për marrjen e vizës amerikane prej me një shkurt do të paguhen në Ambasadën e SHBA në Podgoricë, është kumtuar dje nga kjo ambasadë, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi.

Në pajtim me politikën dhe dispozitat e departamentit të shtetit, prej me 1 shkurt të gjithë ata që do të aplikojnë për vizë jomigruese  në ambasadën e SHBA në Podgoricë, taksën do ta paguajnë në ambasadë në kohën e intervistës së caktuar më parë, thuhet në kumtesë.

Theksohet se  taksën prej 160 dollarëve amerikan do të paguhet  në euro sipas kursit valid  ditor të Departamentit të Shtetit prej 5 janarit të vitit 2016. Nga ambasada kanë theksuar se kartat kreditore nuk do të pranohen dhe i lusin klientët që të paguajnë shumën e saktë të taksës. Po ashtu është theksuar se fletëpagesat valide të taksës të kryera në NLB Montenegrobankën do të jenë valide deri në një vit pas lëshimit të tyre.