102- vjetori i festës së Pavarësisë së Shqipërisë, festohet edhe në New York

0

Shoqata “Ana Malit’’ me seli në New York, nën pjesëmarrjën e një numri të madh bashkëvendasish tonë që jëtojnë dhe veprojnë në SHBA, si dhe një numër musafirësh të fushave të ndryshme, në Hotelin Hilton në Staten Island feston festën e Pavarësisë.

Mysafir special i kësaj mbrëmbje ishte Shoqëria Artistike “Tradita’’ e cila me valle tradicionale solli një pjesë nga vendlindja në këtë festë. Poashtu prezent nga vendlindja ishte Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Pas fjalëve përshendetëse të organizatorëve dhe musafirëve të ftuar në festë, fjalën e mori Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka i cili potencoj se diaspora ka vlera të mëdha e cila ka dhënë dhe vazhdon të jap një kontribut të jashtëzakonshëm për qytetin dhe qytëtarët e Ulqinit. Poashtu, ju tregoi për potencialet e Komunës së Ulqinit dhe i ftoj që të investojnë në qytetin e Ulqinit. Në ditët në vazhdim do këtë takime të niveleve të larta më bashkëvendas të fushave të ndryshme.

Shoqëria Artistike ,, Tradita’’ nga Ulqini e udhëhequr nga Kryetari i saj Selatin Gjeloshi dhe nën përkrahjen e BKA, me Kryetar Kabil Kurtin, në NewYork u paraqit me një program të begatëshëm dhe u mirëpritë në mënyrë të jashtëzakonshme. Poashtu u premtua se Shoqata ,, Ana Malit’’ do vazhdojë të ndihmojë Shoqërinë Artistike ,, Tradita’’ në konsolidimin e saj dhe shëndrrimin e saj në një ansambël profesional për qytetin e Ulqinit
tradita2