Zyrtari serb: Mali i Zi e Kosova po grinden për territoret e Serbisë!

0

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë e Metohi, (siç e quajnë mediat dhe zyrtarët e Serbisë shtetin e Kosovës) ka komentuar sot diskutimet mes Kosovës e Malit të Zi për demarkacionin, për territore që sipas tij janë të Serbisë. “Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe tani ato po grinden rreth pjesëve të territorit që nuk u takon as njërës as tjetrës, por Republikës së Serbisë”, deklaroi Millovan Drecun për “Sputnjik”.
Sipas tij kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka bërë të pamundurën kundër interesave të shtetit të Serbisë dhe popullit serb, përfshirë grushtin më të rëndë – njohjen e shtetit të Kosovës; dhe prandaj Gjukanoviç sipas tij tani duhet të përballet me pasojat.