Zhvillohet në Nju Jork takimi i Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

0

Në Nju Jork u zhvillua takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të gjashtë vendeve të rajonit: Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Ky takim u krye në kuadër të nismës për “Bashkëpunim të Përforcuar në Kuadër të Procesit të Stabilizim – Asociimit” (Enhanced Cooperation within the Stabilization and Association Process) dhe pason takimin e mbajtur më 10 korrik në Kotorr.

Përveç ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në këtë takim morën pjesë Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, e cila do të drejtojë politikën e jashtme të BE-së.

Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi i vendeve të rajonit në fushën e infrastrukturës dhe atë të energjisë në vazhdën e Konferencës së Berlinit. Nëpërmjet këtyre takimeve jo formale synohet krijimi i një mekanizmi koordinimi për gjashtë vendet e rajonit të përfshira në Procesin e Stabilizim Asociimit.

Burimi: Faqja e MPJ të Shqipërisë