Zhduket edhe një avion nga Indonezia

0

Avioni i Air Asia i fluturimit QZ8501 është zhdukur nga radarët teksa po fluturonte prej qytetit indonezian të Surabajas për në Singapor.

Sic mësohet, në bordin e avionit ishin 162 persona prej të cileve 156 indoneziane, 3 jugokoreane, 1 francez, 1 malaizjan, dhe 1 nga Singapori.

Mes tyre janë 17 fëmijë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Avioni u zhduk pasi piloti kishte kërkuar ndërrimin e kursit për shkak të motit të keq.