Zgjidhja urbanistike për Ranë: Punimet do të bëhen publike për të gjithë

0

Sekretariati për planifikim hapsinor dhe zhvillim të qëndrueshëm, në krye të cilit ndodhet Mustaf Gorana, do të organizojë paraqitjen publike të punimeve për zgjidhjen arkitekto-urbanistike të Ranës.

Paraqitjen publike të punimeve të konkursit organizatori do ta paraqesë si prezantim, i cili do të zgjasë 10 ditë dhe do të shpallet në internet.

  • Së bashku me punimet e konkursit do të paraqiten: emri autorit, emri i personit juridik dhe i emri i personit të autorizuar për përfaqësim, shpërblimi i punës, propozimet për blerjen dhe hyrja e punimit në rrethin më të ngushtë për vlerësim.
  • Publikut i prezentohen edhe punimet që janë eliminuar nga konkurenca si dhe raporti i jurisë.

Qëllimi i prezantimit publik të punimeve të konkursit është që në mënyrë të organizuar të njoftohet publiku me punimet e konkursit dhe me propozimet e planifikuara. Prezentimi publik i punimeve te konkursit do të zgjasë 10 ditë, duke filluar nga data 28. 10. 2015 deri, me datën 10. 11. 2015.

 

Me qëllim të sigurimit të kushteve optimale për prezantim, punimet e konkursit dhe propozimet e planifikuara do të jenë në dispozicion të subjekteve të interesuara dhe publikut gjatë tërë kohës së zgjatjes së tij në sallën e vogël të Kuvendit Komunal të Ulqinit nr.66, në katin e I (parë), çdo ditë prej orës 11,00 deri në 14,00..

  • Prezantimi publik i punimeve te konkursit do të shpallet përmes mjeteve të informimit publik dhe në sajtin e Komunës së Ulqinit ul-gov.me