Zgjerohet hetimi për vrasësin e mësueses. Tani kërkohet edhe në Shqipëri

0

Policia e Ulqinit dhe e Tivarit janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e vrasjes së mësueses Stana Bozhoviq, shkruan “Vijesti”.

Nga policia njoftojnë se profilet e ADN-së të marra nga vendi i krimit janë duke u krahasuar edhe në bazën e të dhënave të Shqipërisë, pasi ka elemente që tregojnë se vrasësi mund të jetë prej andej.

Për këtë qëllim policia ka marrë profilin e ADN-së nga disa persona të vendit fqinj por deri tani nuk ka asgjë konkrete.
Mësuesja Stana Bozhoviq u gjet e vdekur dhe e torturuar me 15 shtator në shtëpinë e saj në Meteriz.
Dyshohet se motivi i krimit është plackitja, pasi Bozhoviq para pak kohëve kishte shitur një truall afër hotelit Albatros.