Zgjedhjet e 11 dhjetorit, Partitë e vogla maqedonase me 18 deputetë, shqiptarët vetëm me një

0

Zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit po afrohen, ndërsa partitë politike shqiptare edhe kësaj radhe me gjasë do të shkojnë të ndara pa koalicione të mëdha parazgjedhore.

Ndryshe do të jetë në partitë maqedonas, ku si në zgjedhjet e kaluara – pritet të kemi dy koalicione të mëdha parazgjedhore, të cilëve do ti prijnë VMRO e Nikolla Gruevskit dhe LSDM e Zoran Zaevit, njofton Koha.

Matematika parlamentare tregon se nëse do të kemi katër blloqe politike shqiptare, në katër Njësi zgjedhore nuk ka asnjë shans të rritet fuqia politike në Parlament, përkundrazi – rreziku është evident të zvogëlohet siç ndodhi në zgjedhjet parlamentare të 2011 me 25 deputetë.

Maqedonasit pikërisht me ndarje në dy blloqe të mëdha politike – të djathtë dhe të majtë mundësuan që partitë më të vogla në zgjedhjet paraprake të nxjerrin deri 18 deputetë nga 90 sa janë gjithsej.

Tek shqiptarët, shkuarja në vete e partive politike pothuajse në të gjitha ciklet zgjedhore, përjashton koalicionin e madh PPD-PDSH të vitit 2008, duke anashkaluar koalicionet parazgjedhore – dogjën rreth 5 deputetë shqiptarë, nga shkaku se vetëm në Njësinë 6 dominojnë shqiptarët, ku RDK nxori një deputet në zgjedhjet e fundit dhe dy në zgjedhjet e 2011-ës. Në njësitë 1, 2 dhe 5, RDK po dhe partitë tjera më herët si dhe PDSH në zgjedhjet fundit, humbën 4-6 deputetë.