Zëri i Amerikës: Vështirësitë ekonomike në rajonin e Krajës (video)

0

Banorët e rajonit të Krajës me shumicë shqiptare në Malin e Zi, po përballen me probleme të shumta ekonomike si pasojë e mungesës së investimeve. Edhe pse Kraja cilësohet si zonë e bukur turistike në liqenin e Shkodrës dhe si një zonë e pasur me resurse natyrore, ajo ka mbetur pas dore për shkak të papunësisë dhe imigrimit.
Autoritetet vendore fajësojnë privatizimet e gabuara dhe jotransparente që u bënë në zonën e Krajës duke e shkatërruar rëndë ekonominë e këtij vendi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën.