Zëri i Amerikës: Bashkëqeverisja në Ulqin (video)

0

Pas krizës së thellë politike dhe ekonomike,në Ulqin u arrit Marrëveshja e bashkëqeverisjes vendore midis katër partive që veprojnë në Komunën e Ulqinit. Përveç partive politike shqiptare në Marrëveshjen e bashkëqeverisjes u përfshi edhe Partia Demokratike Socialiste e kryeministrit malazez, Gjukanovic, e cila në këtë komunë ishte në opozitë.
Përfaqësuesit politikë besojnë se koalicioni i gjërë ishte më se i nevojshëm për daljen nga kriza e thellë politike dhe ekonomike, në të cilën më se gjysmë viti u gjend Komuna e Ulqinit.

Qyteti i Ulqinit, me shumicë shqiptare, cilësohet ndër komunat më të pasura me resurse turistike dhe natyrore në Mal të Zi, të cilat priten që së shpejti të privatizohen apo të shfrytëzohen me koncesione.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën.