Zenkës i akordohet titulli “Misionar i paqes” (foto)

0

Në ceremoninë e organizuar në pallatin Venecia, kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve , Mehmet Zenkës, në mënyrë solemne iu dorëzua titulli “Misionar i paqes”.

Ky titull iu akordua nga organizata “Diplomatic Mission Peace and Prosperity” e themeluar nga ish diplomati i njohur amerikan Richard Hollbruk , me qëllim ndihmën e shteteve në zhvillim. Kjo organizatë mbarëbotërore ka mbështetjen e shumë diplomatëve të njohur nga shtete të ndryshme. Në ceremoni ishin të pranishëm zyrtarë të Komunës së Ulqinit, deputetët  Genci Nimanbegu dhe Luigj Shkrela, misionari i paqes dr. Otto Von Faingenbalt, zyrtarë të këtij misioni nga Tirana, si dhe miq, familjarë dhe bashkëpartiak të kryetarit Zenka.

Përveç Zenkës, i cili i falenderoi për titullin, dhe të pranishmit për nderin që i kanë bërë me pjesmarrjen e vet, folën edhe kryetari i komunës Nazif Cungu, Kuvendit Komunal Loro Nrekiq, deputetët Nimanbegu dhe Shkrela, si edhe përfaqsuesit e organizatës në fjalë. Të gjithë shprehen konsiderata të thella për Zenkën dhe kontributin e tij në jetën politike të vendit , e cila gjithmonë ka qenë jokonfliktuoze dhe e drejtuar drejt zgjidhjes paqësore të problemeve. Pas ceremonisë për të pranishmit u shtrua edhe një koktej i rastit.