Zenka: OJQ-të nuk lënë rehat gjuetarët dhe të dashuruarit!

0

Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka, i ka bërë thirrje qeverisë që të mbrojë nderin e gjuetarëve të Ulqinit nga kampanja e pacipë e disa personave dhe OJQ-ve, shkruan gazeta “Vijesti”.

Zenka për gazetë tha se këto persona paraqiten si mbrojtës të egersirave por në realitet vetëm tentojnë të degradojnë nderin e gjuetarëve, të cilët janë njerëz të respektuar në Ulqin.

“Gjuetarëve u ngrejnë kurthe në ditët dhe vendet e parashikuara për gjueti, i fotografojnë, i marrin në pyetje dhe i provokojnë me qëllim nxitjen e konfliktit. Viktimat duan ti paraqesin si agresorë.” , thotë Zenka.

Sipas tij, bëhet fjalë për të njëjtit persona që dezinformojnë publikun se gjoja në zonat e gjuetisë së Ulqinit mbretëron kaosi dhe se egersirat barten me traktora prej andej.

Zenka thotë se këta persona janë treguar aq të pacipë, sa që kanë lajmëruar në polici për gjueti të paligjshme disa persona që aty ishin për “arsye” krejt tjera.

“Për këtë shkak, këto njerëz më vonë kanë pasur probleme në jetën private” , përfundoi Zenka.