Zenka: CZIP lufton për ti mundësuar pronarit ndërtimin në Kripore

0

Mehmet Zenka, kryetar i organizatës joqeveritare “Shepka”, e cila mbledh gjuetarët e Ulqinit, deklaroi në TV Teuta se Qendra për monitorimin e zogjve (CZIP) nuk ka për qëllim mbrojtjen e Kripores por ti mundësojë pronarit aktual Eurofondit ndërtimin e objekteve turistike.

Sipas Zenkës, kjo organizatë po tenton që nga dera e pasme ti mundësojë pronarit atë cka ai nuk mundi ta arrijë në mënyrë ligjore, ndërtimin e objekteve afariste.

Sipas planit për mbrojtjen e Kripores, është e paraparë edhe ndërtimi i objekteve turistike në një sipërfaqe prej 60 hektarësh.