Zenka: CZIP-it i interesojnë vetëm paratë

0

Kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka ka reaguar sot në gazetën “Vijesti” , lidhur me akuzat që CZIP ka bërë ndaj gjuetarëve të Ulqinit.

Në tekstin e disa ditëve më parë, të cilin mund ta gjeni në portalin tonë, kjo organizatë për mbrojtjen e shpendëve ka akuzuar gjuetarët për gjueti të paligjshme në Kripore, dhe Zenkën e kanë cilësuar si mbrojtës të këtij aktiviteti.

Zenka thotë se akuzat e kësaj organizate janë tendencioze, kurse aktivistët e saj nuk kanë as njohuri themelore për botën e shpendëve, përveç që dijnë se ata fluturojnë.

Ai shtoi se është krenar për shoqërimin prej disa dekadash me gjuetarët e Ulqinit kurse individët e kësaj organizate i quajti orintolog të rrejshëm.

“Për disa kohë aktivistët e CZIP kanë qenë aktiv në liqenin e Shasit. Ndërtonin trape prej druri gjoja si fole për pelikanët, por edhe aty mashtronin. Donatorëve për këto trape u merrnin 5 mijë euro, kurse shpenzimet reale ishin dhjetë herë më të vogla.”- thotë Zenka.

Ai theksoi bashkëpunimin e mirë me Borut Stumerger dhe Martin Shnajder, i cili rezultoi me organizimin e seminarit ku morën pjese mbi 300 gjuetarë.

“Këto ekspertë tek gjuetarët kanë gjetur bashkëpuntor në mbrojtjen e llojeve të rrezikuara, kurse CZIP i konsideron vrasës dhe gjakpirës.” – përfundoi Zenka.