YouTube mbushi 10 vjet. Këto janë 5 videot më të shikuara

0

Nga një mbledhës videosh amatore të udhëtimeve apo maceve, në një media botërore që godet te muzika dhe televizioni. Ka bërë që të lindin profesione të reja të lidhura me rrjetin, fenomene dhe personazhe që janë kthyer në hite. Ka dokumentuar çështje të kronikës në të gjithë botën, një mjet për të shpërndarë ide, shpesh është vënë në shënjestër nga qeveritë diktatoriale. Ka mbushur 10 vjet “YouTube”, platforma e videove më popullore në botë që vetëm 2 vjet më parë tërhoqi vëmendjen e mbi 1 miliard vizitorëve unikë në një muaj duke arritur kështu Facebook.

“YouTube” u themelua në 14 shkurt 2005 nga tre ish-punjoës të “PayPal”, Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim dhe që ia shitën Google, vetëm 21 muaj më pas për 1,65 miliard dollarë. Pas këtij vrulli videosh që hidhen sot, do të mbahet mend edhe video e parë që është titulluar: “Unë në Kopshtin Zoologjik” dhe që është filmuar përpara kafazit të elefantëve në kopshtin zoologjik të San Diego nga një nga themeluesit. Ajo që i shumëfishoi videot ishin përdoruesit. Platforma u bë edhe më e përdorur me daljen e smartfonëve, raporton lapsi.al.

Popullariteti i YouTube është gjithmonë në rritje. Është i disponueshëm në 61 gjuhë të botës dhe në 75 vende. Në një minutë hidhen aty 300 orë video. Por në këto 10 vjet cilat janë videot më të klikuara në YouTube? Klasifilimi është ky:

 

5. “Party rock anthem” nga LMFAO (782.000.871 shikime)

4. “On the floor” nga Jennifer Lopez (795.823.561 shikime)

3. “Charlie bit my finger again” (805.647.371 shikime)

2. “Baby” nga Justin Bieber (1.117.930.006 shikime)

1. “Gangnam Style” nga Psy (2.157.653.352 shikim)