Xhemal Peroviq: Vështirë të merren vesh partitë shqiptare

0

Aktivisti i njohur nga Ulqini Xhemal Peroviq, ka deklaruar për “Vijesti” se marrëveshja e partive shqiptare për një dalje të përbashkët në zgjedhje vështirë të ndodhë.

Sipas tij, liderët e partive shqiptare vetëm luftojnë për pozitat e veta dhe të bashkëpuntorëve të tyre, dhe se nuk merren me zgjidhjen e problemeve të popullit.

Tentativat e tyre për bisedime Peroviq i quajti vetëm lojë me ndjenjat kombëtare dhe jo qëllim për arritjen e një marrëveshjeje serioze.