Windows 10: Një sistem operativ për PC, telefon, tablet

0

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Kompania Microsoft ka nxjerrë versionin më të ri të Windowsit. Është emëruar Windows 10.

Po, Windows ka vendosur të kapërcejë një numër në kërkim të emrit të përkryer. Më e rëndësishme, Windows 1o do jetë sistem operativ që më në fund përhapet në të gjitha pajisjet të cilat përmbajnë Windows, nga desktop dhe laptop deri tek tablet dhe telefon. “Windows 10  do jetë platforma më ideale e të gjitha kohëve”, thekson kryeshefi Terry Myerson.

Kompania Microsoft thotë që po shënjestron klientë nga fusha e ndërmarrësve, gjegjësisht bizneseve. Kompania thekson se ky është sistemi operativ më menaxhues që ka prodhuar ndonjëherë.

Në mes të shumë funksioneve, një nga funsionet që sigurisht ju intereson – menuja  “start” është kthyer përsëri. Ekrani startues i Windows 8 i cili i mbulonte të gjitha nuk është më i nevojshëm, pasi që mund t’i shtoni të gjitha këto automatikisht. Pra, katrorët live mund t’i shtoni tek menuja e re start.

Microsoft paralajmron lëshimin e Windows 10 në vitin 2015. Sipas paralajmërimeve të kompanisë, pritet që ky të jetë sistemi më i përkryer përdorues deri më tani.

Sidoqoftë, ky vendim së fundmi i mbetet konsumatorit, pra presim ta vërtetojmë në qoftë se kompania ka të drejtë.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_gallery type=”image_grid” interval=”3″ images=”2347,2345,2344″ onclick=”link_image” custom_links_target=”_self” title=”Windows 10″ img_size=”medium”][/vc_column][/vc_row]