Vritet Lavdrim Muhaxheri?

    0

    Komandanti i shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, është vrarë sot në qytetin Kobane.

     

    Siç ka raportuar gazetarja e njohur e “Sunday Times”, Hala Jaber, Abu Abdullah Kosova është vrarë sot.

    Muhaxheri njihej me këtë emër ndërkohë që u printe shqiptarëve në Siri.

    Gazetarja Jaber, e ka shpërndarë këtë informacion nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, derisa lajmin e ka ilustruar me fjalinë se “është vrarë edhe një luftëtar famkeq i ISIS’it” dhe njëherit, lajmit ia ka bashkuar edhe disa fotografi të Lavdrim Muhaxherit.

    Lavdrim Muhaxheri, është i njohur për disa veprime derisa luftonte përkrah terroristëve të ISIS’it. Ai ia kishte hequr kokën një 19 vjeçari iraken  me arsyetimin se “kishte ndihmuar të pafetë”.

    Ishte i njohur gjithashtu edhe për thirrjet e tij ku ftonte njerëzit t’i bashkoheshin luftës së ISIS’it.

    Me emrin e tij, janë të lidhura edhe disa figura fetare në Kosovë, mes të cilave edhe Fitim Lladrovci, i akuzuar për terrorizëm.