Vrasësi i mësues akoma në liri, policia e bindur për gjetjen e tij

0

Mësuesja në pension Stana Bozhoviq, e cila u gjet e vdekur dhe e torturuar në shtëpinë e saj, u varros dje në varrezat në Meteriz.

Megjithë punën intenzive të policisë së Ulqinit e cila po ndihmohet dhe nga ajo e qyteteve përreth, deri tani vrasësi akoma nuk është identifikuar.

Burime të mediave malazeze pranë policisë shprehen të bindur se vrasësi apo vrasësat kanë qenë të njohir me faktin se viktima para pak kohe ka bërë shitjen e një trualli pranë hotelit Albatros, dhe kjo ka qenë shtysë që ajo të grabitet.

Burime të “Vijesti” nga policia thonë se ka shumë mundësi që viktimës ti jetë marrë fryma nga lecka të cilën ia kishin vendosur në gojë, dhe se ndoshta vrasja nuk ishte e qëllimshme, pasi sipas gjasave ato nuk kanë arritur të gjejnë paratë.

Nga policia shprehen mjaft optimist se së shpejti vrasësi/sat do të gjenden para drejtësisë.