Vogëlushja nga Ulqini dhuron flokët për të sëmurët me kancer

0

Njëmbëdhjetvjeçarja Jovana Ivçeviq është e para në Mal të Zi e cila dhuroj flokët e saj për tu përdorur si paruke për fëmijët që flokët i kanë humbur si pasojë e kancerit apo sëmundjeve tjera, raporton portali CdM.

Ajo iu bashkangjit aksionit “Një kilometër flokë” të inicuar nga artistët dramaturg të Serbisë dhe që përkrahet edhe në Mal të Zi. Në Ulqin promovues i këtij aksioni është pronari i salonit të bukurisë Beni Vuçiq. 

“Dua të bëj diçka të bukur për veten, një stil të ri flokësh dhe një gjest humanitar. Dua të bëj të lumtur dikë nga bashkmoshatarët e mi që ka humbur flokët.” , tha Jovana

Një nga nismëtarët e këtij aksioni në Mal të Zi Beni Vuçiq, tha se ka mjaft të interesuar që ti bashkangjiten këtij gjesti humanitar. Sipas tij, flokët e dhuruar do të dërgohen në Beograd ku do të përpunohen në paruke, e pastaj do të kthehen në qytetin prej nga kanë ardhur, që tu shërbejnë fëmijëve në nevojë.

Jovana nga ana e saj u bëri thirrje të gjithë bashkmoshatarëve  që të ndjekin shembullin e saj.