VMRO-DPMNE kundër gjuhës shqipe në Maqedoni

0

VMRO-DPMNE është kundër liderit të LSDM, Zoran Zaev për futjen e dygjuhësisë në të gjithë Republikën e Maqedonisë. Përafrimi i gjuhës maqedonase dhe shqipe eshte absolutisht i papranueshëm. Kështu është shprehur, Ilija Dimovski një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të kësaj force politike në një konferencë për shtyp, shkruan vest.mk
Futja e dygjuhësisë në Maqedoni –deklaroi Dimovski-sulmon Kushtetuta e vendit dhe fillon nje proces i rrezikshme, qe mund te çoje ne ndarjen e Maqedonisë.
Ai rikujtoi se Kushtetuta thotë qartë se në të gjithë territorin e Maqedonisë, gjuha zyrtare është gjuha maqedonase me alfabetin e saj cirilik. Dimovski deklaroi se lideri i LSDM, Zoran Zaev eshte i dëshpëruar per shkak te mbështetjes e ulet në radhët e maqedonasve dhe po bën tregti me interesat kombëtare. Në bazë të ligjit që rregullon çështjen e përdorimit të gjuhëve në Maqedoni, Gjuha Shqipe është e përcaktuar si gjuhe zyrtare, por shqiptaret gjithnjë kanë shprehur shqetësim se të drejtën per të folur shqip nuk mund ta ushtrojnë gjate komunikimit me institucionet shtetërore. Sipas tij, Zaev ka shtruar në tavolinë dhe ofron pyetje që janë kthyer në temë dite. Maqedonia nuk është pronë e tij dhe as grupit rreth tij që dëshpërimisht duan të vijnë në pushtet.
Dimovski i dërgoi një mesazh Bashkimi Social Demokratik, se politika të tilla anti-maqedonas nuk do të lejohen.
Pak ditë më parë Zoran Zaev tha se nëse vinte në pushtet gjuha shqipe do të bëhej gjuhë zyrtare, deklaratë kjo që u përshëndet edhe nga partitë shqiptare në Maqedoni.