Vizitë e ambasadorit të Turqisë dhe përfaqsuesve të TIKA

0

Sot në Komunë të Ulqinit qendruar për vizitë pune ambasadori i Turqisë në Podgoricë Serhat Galip, koordinatori i Agjencionit Turk për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim – TIKA dhe këshilltarja për ekonomi në Ambasadën Turke Fatma Derja Koç.
Ato u pritën nga kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Komunal Loro Nrekiqi dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni.

Në fillim të takimit, kryetari Cungu bëri një përmledhje të aktiviteteve të bahkëpunimit të suksesshëm në mes të Komunës me Ambasadën Turke dhe TIKËN, duke shprehur bindjen që ajo do të vazhdohet edhe në të ardhmen.
Ambasadori Galip i njoftoi të pranishmit për investitorët të cilët janë drejtuar Ambasadës duke kërkuar asistencë për zgjerimin e bizneseve të tyre edhe në Mal të Zi. „Kemi të interesuar për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e frutave dhe perimeve, si dhe për ndërtimin e aeroportit dhe marinës“ – tha ambasadori Galip.
Koordinatori Altun tha se TIKA do të investojë rreth 2 milion euro në restaurimin e Hamamit të Pashës dhe Xhamisë së Mezgjahut, dhe më pas do të fillojë rinovimi i ndërtës të ish-komunës Beledijes.

Kryetari Cungu konfirmoi gatishmërinë e Komunës të reagojë shprejt në përgjigje të kërkesave të investitorëve. Me përfaqësuesit e TIKËS është rënë dakord të financohet blerja e pompës centrifugale për ujësjellës me vlerë 20 mijë eura si dhe të sanohet pullazi i ndërtësës të Komunës me vlerë rreth 40.000 euro.