Robert Elsie, studiuesi i njohur i letërsisë dhe folklorit shqiptar, publikon imazhet e Ballkanit Perëndimor në shek. XIX, ndër të cilat edhe ato të viseve shqiptare, të cilat mund t’i shihni më poshtë. Koleksioni i përkiste Sulltan Abdyl Hamidit II dhe përmban fotografi mbresëlënëse të periudhës në fjalë.
Ndër fotografitë është edhe qyteti i Ulqinit, bashkë me ato të Shkupit, Shkodrës, Ferizajit e Kaçanikut.