Vijesti: Forca kërkon postin e kryetarit të komunës

0

Në takimin e djeshëm të mbajtur në Podgoricë në mes përfaqsuesve të Forcës dhe PDS, nuk ka pasur një marrëveshje përfundimtare, shkruan Vijesti.
Sipas burimeve të kësaj gazete, Forca nuk ka pranuar që PDS-së ti ofrojë postin e Kryetarit të Komunës, por kanë qenë të gatshëm të lëshojë atë të kryetarit të Kuvendit.

Pas takimit me përfaqsuesit e Forcës, PDS do të ketë takim me koalicionin e udhëhequr nga PD, të cilët nuk kanë asnjë kusht për marrëveshje me PDS-në.

Sa i përket koalicionit aktual, ai është i përfunduar pasi Forca refuzon të mbështesë kryetarin aktual Fatmir Gjeka, i cili akuzohet për shpërdorime të mëdhaja të buxhetit, si dhe tentativën e tij që pa marrëveshje me partnerët e koalicionit të zbatojë planin e ndërtimit të ashensorit në Kala.