Vijesti: Eurofond nuk heq dorë nga toka e kripores!

0

Siç raporton e përditshmja “Vijesti”, Gjykata Ekonomike është në pritje të mendimit të Këshillit të Privatizimit lidhur me çështjen e paraqitur nga Kriporja Bajo Sekulic në falimentim, në pronësi të Eurofondit, kundër shtetit të Malit të Zi.

Në padinë e korrikut të vitit të kaluar, Eurofondi – i cili menaxhohet nga njerëz të afërt të Veselin Barovic, mikut të Kryeministrit, kërkon që kripores t’i njihet e drejta e pronësisë në vend të së drejtës për përdorim.

Siç dihet, bëhet fjalë për 15 milionë metra katrorë, përkatësisht të gjithë territorin e kompanisë së Ulqinit. Vlera e këtij kontesti është rreth 200 milionë euro.