Vështrim për librin e Dr Nikë Ukgjinit

0

 KONTRIBUT PËR HISTORIOGRAFINË SHQIPTARE

Dr.Dom Nikë Ukgjini, KISHA KATOLIKE NË TREVAT SHQIPTARE, Botoi: Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve, Tiranë , 2016

Diversiteti fetar të shqiptarët paraqet një fenomen të veçantë që na bën ndër popujt me tolerant në Europë, dukuri kjo e cila është vlerësuar vazhdimisht nga autoritetet e kohës. Edhe pse një fenomen i tillë në kohë të shkuara ishte me pasoja, ne kemi arritur ta ruajmë identitetin tonë kombëtar. Janë pikërisht studiues të huaj dhe vendas të cilët kanë publikuar artikuj apo botime të veçanta kushtuar çështjeve fetare të popullit tonë, nga kohërat më të hershme e deri në ditët tona. Nuk ka dilemë se trajtimi i temave të tilla paraqet motivim për çdo studiues, por në veçanti për teologët të cilët i janë përkushtuar tërësisht këtij misioni hyjnor. Botimet e dritashme dëshmojnë për përkushtim dhe profesionalizëm, duke pasuruar fondin e botimeve në shqip. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse historia e konfesioneve është vetë historia e popullit shqiptar.

Duke qenë në kuadër të kampit socialist nga viti 1944 e deri në vitin 1990, për shqiptarët kanë ekzituar mundësi të kufizuara për trajtimin e temave të tilla sepse nga cenzura e kohës pasojat ishin evidente. Ishte kjo koha e ideologjisë komuniste, ku në mënyrë perfide tentohej të eliminonte strukturat konfesionale, duke iu penguar veprimtarinë e tyre. Por, pas viteve 1989-1990, kur ra përfundimisht muri i ideologjisë moniste, në të gjitha vendet e ish kampit socialist, paraqitet rilindja konfesionale për të gjitha fetë, ku bën pjesë edhe ajo katolike.

Pikërisht në lidhje me këtë çështje kohë më parë, teologu dhe studiuesi dr.dom Nikë Ukgjini i paraqitet opinionit më librin Kisha katolike në trevat shqiptare, botuar nga Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve, Tiranë, 2016.

Autori librin e ka konceptuar në atë mënyrë që përbëhet prej katër pjesëve, duke ofruar të dhëna më interes, për një periudhë kohore nga shek.XI e deri më sot. Nuk ka dilemë se trajtimi i një teme për këtë periudhë të tillë kohore paraqet një sfidë për autorin sepse kanë ndodhur ngjarje të mëdha për ne shqiptarët. Dhe një apologji të tillë autori na e prezanton përmes fakteve dhe analizës historike ku kisha katolike ishte dëshmitare e të gjitha peripetive të kohës.

Autori çështjen e kishës katolike e trajton në hapësirën etnogjeografike shqiptare, nga koha antike, pikërisht nga paraqitja e Shën Palit në Siujdhesën Ilirike, e më pas. Pra, kemi një paraqitje kronologjike të krishtërimit, gjatë shekujve vijues, duke dëshmuar praninë e saj dhe sfidat gjatë shekujve. Kështu sfida e parë i përket shek.XI, përkatësisht vitit 1054, ndarjës së kishës lindore dhe përcaktimit të ortodoksizmit më qendër në Bizant, duke kriuar rivalitetin teologjik dhe ati shtetëror të kohës. Ishte kjo koha e ballafaqimit të shqiptarëve me identitetin e katolicizmit, tashmë jo si përkatësi por trashëgimi identitare dhe qytetëruese, në kuadër të rivalitetëve kishtare të kohës.Ishte kjo koha e mbijetesës,sepse ortodoksizmi u bë fe shtetërore te serbet e grekët që ishte imponim për të gjithë qytetarët, pavarësisht se ata i përkisnin katolicizmit. Ndërsa sfida tjetër i përket në shek.XIV, me invazionin e Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ilirike, që zgjati rreth pesë shekuj, ku shqiptarët u islamizuan pothuaj në dy të tretat e popullsisë.

Përveç pushtimeve nga vendet e ndryshme në proceset kishtare kanë ndikuar edhe dekompozimet territoriale. Në sajë të të dhënave del qartë se një dukuri e tillë ka qenë e pranishme edhe më herët, por në mënyrë të veçantë u theksu dukshëm në shek.XIX ku në sajë të intrigave të Fuqive të Mëdha shqiptarët pësuan më së shumti. Ishte kjo koha e rrudhjës territoriale, por edhe zvogëlimit demografik, fenomen ky që pati pasoja të pariparueshme për shqiptarët.

Të dhënat e ofruara nga autori në këtë botim, janë referenca nga literatura selektive nga autoritete shkencore, që dëshmojnë qasjen profesionale të autorit për temën e trajtuar.

Nëse për periudhën e kaluar, konsultimi i burimeve dhe literaturës është domosdoshmëri, përballja e kishës katolike me pushtetet e kohës, në shekullin XX, paraqet çështje të veçantë. Pikërisht për këtë periudhë kohore para dhe pas Luftës së Dytë Botërore janë botuar botime me vlerë pas rënies së sistemit të diktaturave në vendet e ish kampit socialist në Europën Juglindore.Këto botime në një farë mënyre janë edhe dëshmi autentike sepse një numër i konsideruar i pesonave kanë përjetuar tmerrin e kohës së diktaturave, ku ajo në Shqipëri ishte rast i panjohur në botën e qytetëruar.

Pikërisht këtyre çështjeve autoriu iu ka rezervuar vend të konsiderueshëm në pjesën e katërt e këtij studimi qe ka të bëjë me përsekutimin e klerit në Shqipëri, që filloi me instalimin e pushtetit komunist, duke filluar nga viti 1944 e deri më 1980.

Regjimi i ri shqiptar i instaluar në Shqipëri në vitin 1944, me ideologjinë komuniste, përveç mbylljes së shkollave të Jezuitëve dhe të Françeskanëve në vitin 1946, iu kundërvu fesë, klerikëve dhe institucioneve fetare me të gjitha përmasat, duke iu vështirësuar punën e tyre, deri sa e shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë në shkurt të vitit 1967.

Ishte kjo një ditë fatzezë në historinë e jetës fetare, kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në Shqipëri. Edhe pse një veprim i tillë ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, ideologjia komuniste ishte parësore, duke eliminuar parimet e të drejtave dhe lirive të njeriut, si askund në botë, sepse Shqipëria kishte nisur revolucionin e saj bazuar në Revolucionin Kulturor Kinez. Ishte koha e vetizolimit si dhe eliminimit të elitës fetare dhe intelektuale shqiptare, më pasoja të mëdha kulturore e kombëtare.

Ishte kjo koha e burgosjeve, internimeve, vrasjeve të klerikëve intelektualë dhe laikëve katolikë.Shumica e klerikëve katolikë shqiptarë, por edhe të dy komunitetëve tjera islame dhe ortodokse, u burgosen, torturuan dhe u eliminuan nëpër burgje dhe kampet e internimit, ku periudha me kritike ishte ajo e viteve 1945-1960.

Burgosja dhe eliminimi i klerit katolik bëhej me paramendim se pushteti iu frigohej, duke ditur qendrimin, përkushtimin dhe përgatitjen e tyre shkollore dhe ndikimin ne popull. Sipas disa të dhënave del se numri i klerikeve të tillë ishin rreth 200, që kishin kryer studimet në 25 qendrat universitare europiane, ku së bashku kishin kryer rreth 500 vjet studime. Por, këta pushteti komunist i shpërbleu me mbi 900 vite burgime.

Nëse i bëhët një retrospektivë kësaj periudhe kohore del qartë se populli shqiptar përmes Kishës Katolike, ndonëse me sakrifica të mëdha, arriti të ruaj identitetin e tij kombëtar, duke përjashtuar një pakicë e cila nuk arriti të ruajë fenë dhe idetitetin kombëtar, siç janë një pjesë e shqiptarëve në Mal të Zi. Ndonëse një dukuri e tillë ishte e pranishme si pasojë e ndryshimeve politike nga shek.XIX ajo po vazhdon edhe sot, që është shqetësuese dhe me pasoja të pariparueshme.

Në përgatitjen e këtij botimi autori ka konsultuar një literaturë profesionale dhe burime të ndryshme historike duke i ofruar opinionit një botim më vlerë shumëdimensionale. Autori ka parashtruar fakte dhe analiza historike të ngjarjeve, ku kisha katolike ka sfiduar rrethanat shoqërore të kohës, duke luajtur rolin e saj në historinë e shqiptarëve.

Dr.Nail Draga

(Lexuar me rastin e perurimit të librit në Ulqin, më 4 mars 2017)