“Veprimtaritë Komunale”: Puntorët kthehen në punë, fillon mbledhja e mbeturinave

0

Shoferët e ndërmarrjes “Veprimtaritë Komunale”, sot do të kthehen në punë, ka njoftuar drejtori i kësaj ndërmarrjeje Sait Katana.

Katana për televizionin Teuta ka thënë se ka pasur takim me kryetarin Gjeka, pas të cilit në llogarinë e ndërmarrjes janë paguar 5.000 euro dhe është marrë premtim për pagesa tjera me qëllim daljen nga situata e vështirë financiare.

Shoferët e kësaj ndërmarrjeje ndodheshin në grevë prej ditës së hënë.