Veprimtaritë Komunale: Pastrimi i Plazhit të Madh dhe gjelbrimi në Plazh të Vogël

0

NP “Veprimtaritë Komunale” në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit, të Mirat Detare, Komunën dhe plazhistët, kanë bërë të shtunën pastrimimin e prapavijës së Plazhit të Madh.

Siç edhe mund të vërehet nga fotot, nevoja për pastrimin e kësaj zone ishte më se e domosdoshme.

Në Plazhin e Vogël puntorët e sektorit të gjelbrimit kanë bërë edhe mbjelljen e luleve në shetitoren më atraktive të qytetit, duke i dhënë një pamje më freskuese gjithë zonës.

Shpresojmë që kultura njerzore e mysafirëve dhe e vendasve të jenë në nivel, dhe saksitë të mos  shkatërrohen gjatë sezonit.

Drejtori i kësaj ndërmarrje Sait Katana, tha për TV Teuta se ka nevojë për një senzibilizim më të madh të qytetarëve për mirmbajtjen e pastërtisë së qytetit, pasi jo cdo gjë mund të arrihet nga kjo ndërmarrje. Ai sidomos apeloi te qytetarët që të mos hedhin mbeturinat vend e pa vend dhe të kenë kujdes se cilat llloj mbeturinash hedhin në ditë të caktuara.

Ai poashtu theksoi edhe nevojën e një bashkëpunimi më të mire me policinë komunale me qëllim mbajtjen e pastërtisë në nivel të deshiruar.