Vendoset drejtësia: CAS i jep 3 pikët Shqipërisë për ndeshjen ndaj Serbisë

0

Drejtësi më në fund për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit.

CAS publikoi në orët e para të kësaj të premteje vendimin duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama e përshëndeti këtë vendim me anë të një postimi në Twtter: “Supeeeer! Ja ç’ domethënë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren kuqezi në Beograd!!!

Mënjehërë ndaj tij reagoi Vuciq.

“Drejtësia europiane për kushedi satën herë, u shndërrua në një padrejtësi botërore. Ata që e shkaktuan incidentin, u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjykatës në Lozanë është i turpshëm për drejtësinë dhe paraqit ofendim për të gjithë njerëzit normalë”, ishte reagimi i Vucic.

Kjo është përballja e parë në rrjetet sociale mes zyrtarëve të lartë të dy vendeve.