Vendimi i UEFA-s: Shqipëria humbet 3-0 ndaj Serbisë

0

Komisioni i disiplinës pranë UEFA-s ka penalizuar Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke i dhënë kësaj të fundit fitoren 3-0.

Në vendimin e shpallur mëngjesin e kësaj të premteje, UEFA nga ana tjetër i ka hequr 3 pikë Serbisë dhe e ka dënuar këtë kombëtare me dy ndeshje pa tifozë.

Më tej në vendimin e saj organizmi ndërkombëtar i futbollit ka vendosur gjobitjen e të dyja federatave të futbollit me nga 100 mijë euro gjobë.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar pas këtij vendimi se do t’i drejtohet Komisionit të Apelit për vendimin e UEFA-s.