Vendet e rajonit bashkohen për të zgjidhur çështjen e personave të humbur

0

Bashkëpunimi i kohëve të fundit nga katër vende të Europës juglindore për të zgjidhur çështjen e përbashkët të personave të humbur u lavdërua nga komuniteti ndërkombëtar. Njëzet vjet pas fundit të konfliktit në ish Jugosllavi, rreth 11.000 persona janë ende të klasifikuar si të humbur. Në një përpjekje për të zgjidhur çështjen, Bosnje dhe Hercegovina (BiH), Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia nënshkruan kohët e fundit një deklaratë të përbashkët për të përcaktuar rolin e secilit vend në kërkimin për ata që besohet të kenë të humbur nga konfliktet e armatosura dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

“Deklarata do të ndryshojë mënyrën me të cilën rajoni merret me çështjen e personave të humbur, pasi ajo mbështet mekanizmat që janë përdorur për të zbuluar të vërtetën lidhur me personat e humbur dhe të shohë që keqbërësit të sillen në drejtësi. Shteti duhet të marrë rolin e vet për të qenë gati të përballet me problemin në se ai ndodh,” tha nën komisionerja e lartë e OKB për të drejtat e njeriut, Flavia Pansieri.

Dokumenti u nënshkrua në 30 gusht nga kryetari i presidencës i BiH Bakir Izetbegovi, presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç dhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoiliç, në një veprimtari të mbajtur nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Humbur.