Vëllezërit nga Shtoji dënohen me 3 dhe 5 vjet burgim

0

Për shkak të dëmtimit të interesave të shtetit në vlerën e mbi 13 milion eurove, vëllezërit Zef dhe Luigj Rudoviq nga Shtoji janë dënuar me 5, gjegjësisht 3 vjet burgim, shkruan “Vijesti”.

Sipas akuzës, Rudoviqët duke shfrytëzuar fakte të rrejshme kanë përvetsuar rreth 150.000 metër katrorë tokë shtetërore.
Kjo ka ndodhur prej vitit 2004 deri në 2007, kur ato katastrit i kanë dorëzuar një kopje të verifikuar të Sekretariatit për Urbanizëm të lëshuar në vitin 1990.
Gjykata vërtetoi se origjinali i kësaj kopjeje nuk është lëshuar kurrë.

Kjo ka ndodhur në vazhdën e aferave të përvetsimit masiv të tokës shtetërore në Shtoj, cka gisht kushin edhe persona të punësuar në gjykatën e Ulqinit. Përvec shkarkimit të dy gjykatësve të asaj kohe, Capunoviq dhe Muca, hetimet nuk vazhduan më tej dhe publiku kurrë nuk e mori vesh cka ndodhi me dëshmitarët e rrejshëm që ishin të njëjtë pothuajse në secilën cështje.