Vazhdon publikimi i aferave lidhur me Atlas Bankën. Fillojnë edhe arrestimet

0

Aferat lidhur me Atlas Bankën dhe financimet e paligjshme politike vazhdojnë të publikohen cdo ditë. Presidenti Gjukanoviq mohon të ketë gisht në këtë mesele, por hulumtimet e gazetarëve tregojnë se pikërisht ai ka pasur llogari bankare pa limit shpenzimi në Atlas Bankë, cka e ka konfirmuar edhe Knezheviq.

Nga ana tjetër, ish zv.guvernatori i Bankës Qendrore në Mal të Zi, Velibor Millosheviq, dje është arrestuar nga policia pasi nga Knezheviq u akuzua për reketim me qëllim fshehjen e gjendjes reale në të cilin ndodhej banka.

Ish kryetari i Podgoricës, Stijepoviq, të cilit Knezheviq i ka dhënë 100.000$ për fushatën zgjedhore ( zbuluar në videon e publikuar), është marrë në pyetje por nuk është arrestuar.

Duket se problemet për partinë në pushtet nuk do të mbarojnë me kaq, pasi Knezheviq ka paralajmëruar materiale dhe dëshmi të tjera.

Nga PDS(DPS) kanë deklaruar se të gjitha akuzat janë trillime të personit në kërkim, por Gjukanoviq në përgjigjet e tija për këtë cështje ka lënë të kuptohet se mund te ketë pasur paligjshmëri, por jo nga ana e tij.