Vazhdojnë temperaturat e larta

0

Temperaturat e larta të ajrit do të jenë të pranishme edhe në ditët në vijim. Meteorologët njoftojnë se të paktën deri të merkurën ato do të qëndrojnë mesatarisht mbi 35 gradë në Mal të Zi gjatë orëve të ditës.

Sot në Ulqin do të jetë ditë e nxehtë me temeraturë që do të sillet mesatarisht rreth 34 gradë celzius, kurse në disa zona të vendit ato do të kapin edhe 39 gradë.

Nga institucionet shëndetsore bëhet apel për ekspozim sa më të vogël ndaj diellit në orët e mesditës dhe evitimin e udhëtimeve në këto orë.