Vazhdojnë punimet në tregun e gjelbërt në Katerkollë

0

Gjatë ditës së enjte, kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe sekretari i Sekretariatit për veprimtari komunale Mustaf Gorana, inspektuan punimet në ndërtimin e tregut të gjelbërt në Katerkollë.

Drejtori i NP “Veprimtaritë komunale” Skender Kaleziq, i njoftoi ato me dimamikën e punimeve në pastrimin e terrenit që i paraprin ndërtimit të këtij tregu, i cili ka një rëndësi të madhe për banorët e Anës së Malit.