Vazhdojn problemet e Ulqinit me ujë të pijshëm

0

Uji i ujësjellësit lokal akoma nuk është për pije për shkak të koncentrimit të lartë të manganit.
Megjithëse ky problem ka më se një javë që është paraqitur, nga ujësjellësi nuk kanë kërkuar ndihmën e Ujësjellësit rajonal,i cili pa kërkesë nuk mund të dërgojë në Ulqin më tepër se 15 litra në sekond, shkruan Vijesti.

Nga Ujësjellësi rajonal nuk është se kanë telashe problemet e Ulqinit por përfitimin e vet, pasi Ulqini vetëm verës ka nevojë për ujë nga ky ujësjellës, të cilin ata e shesin 0.30 euro për metër kub.
Por problemet nuk janë vetëm të kohëve të fundit.

Sipas një studimi të kryer nga Fakulteti i Ndërtimtarisë qysh në vitin 1998, në burimin e Lisna Borës është konstatuar nivel i lartë i materieve organike si hidro-fosfati, temperatura e lartë dhe kloridet.
Gjithashtu, sipas këtij studimi, uji nuk është i rekomandueshëm për pije as prej burimeve Milla 1&2 e as prej Kalimanit.

Për qytetarët është e vështirë të kuptojnë se kur dhe në cfar mase uji është i rekomandueshëm për pije, por të paktën deri tani Ulqini nuk ka pasur probleme me epidemi për shkak të ndotjes së ujit.

Sidoqoftë, është mirë që të bëhet një analizë serioze e cilësisë së ujit dhe burimeve nga ai vjen, në mënyrë që të kemi të dhëna më të sakta, pasi kështu vështirë të thuhet cka është e vërtetë e cka spekullim.