Kryetari i Komunës Nazif Cungu, emëroi Valon Buzukun, inxhinjerin e arktitekturës për ushtrues të detyrës të arkitektit kryesor të Komunës së Ulqinit. Funksioni i arkitektit të qytetit është i paraparë me Ligjin e ri të planifikimit hapsinor dhe ndërtimit të objekteve, e për ushtrimin e kesaj detyre duhet përgatitje e lartë profesionale dhe përvojë pune prej 10 vitesh në arkitekturë dhe urbanizëm.
Nisur nga aftësitë e deritanishme profesionale, i emëruari i plotëson të gjitha kushtet për të ushtruar me sukses detyrën e lartëpërmendur, thuhet nga Komuna.
foto: facebook