Valdanosi nën barikadat ushtarake

0

Një nga perlat e natyrës së Ulqinit, dhe plaga a hapur tashmë me dekada për të gjithë qytetarët e tij, vazhdon të jetë e kontrolluar nga ushtria e Malit të Zi.

Hyrja në Valdanos gjatë ditës nuk kontrollohet, por dera gjysmë e hapur, personat me uniformë që e ruajnë, shenji  “STOP”  dhe barikadat në hyrje, tregojnë qartë se mirëseardhja në Valdanos nuk nënkuptohet.

Kujtim Nimanbegu, i cili është i apasionuar pas kësaj oaze, thotë për “Vijesti” se ai ashtu si edhe të parët e tij, në Valdanos sjell barkën e vet që ta ruajë nga erërat dhe moti i keq. Ai thotë se ndonjëherë ka dëshirë të kaloj natën në barkë, por jo gjithmonë i lejohet nga rojet e sigurimit. Sipas tij, ekzistimi i rojeve të sigurisë është dicka komplet e panevojshme.

Sipas drejtorit të OJQ Mogul Xhemal Peroviq, Ministria e Mbrojtjes ka marrë përsipër ruajtjen e Valdanosit, edhe pse aty nuk ka asnjë objekt ushtarak. Ai është i mendmit se refuzimi i qeverisë që pronarëve tua kthejë ullishtat, tregon qartë se dicka planifikohet dhe se nuk do të jetë transparente.

Sipas tij, Valdanosi meriton qëndrim më serioz të shtetit, i cili duhet të shpallë konkurs ndërkombëtar me qëllim gjetjen e zgjidhjes sa më të mirë për valorizimin e tij.