UNESCO-ja mundëson kredinë prej 500 milion dollarë për Venecien

0

 

Të jesh e bukur, madhështore  me një prapavijë historike  të lakmueshme, të jesh e ngritur si një lapidar mbi det  do të thotë të jesh Venecia.

E veçantë për faktin se jeton me këmbë në tokë, por kurrë e forte, gjithmonë në lëkundje. E veçantë për numrin e madh të ishujve përrreth dhe ndërtesave  me një arkitekturë të lavdishme, djep  i kulturës, qytet i artistëve e burim frymëzimi, qytet i Kazanovës, ëndërr  e të gjithëve.

Megjithatë, ekziston si mundësi që e gjithë kjo bukuri një ditë të fundoset. Shumë të holla janë derdhur në mbështetjen e  projekteve të ndryshme, të cilat duke bashkuar studiues do mund të gjenin një zgjidhje se si ky qytet të mbijetojë. Si e mbrojtur nga Unesco-ja që në vitin 1987, Venecia ka fituar sasi të mëdha të hollash për  investime të ndryshme në mënyrë që të dalë fitimtare në luftën e fundosjes.

Së fundmi, “Unesco-ja dha garancion për kredinë prej 500 milion dollarë për  të shpëtuar  Venecien që ngadalë po fundoset” – shkruan “Dnevne novine”.

Të jesh nën mbrojtjen e UNESCO-s do të thotë  të  bëhen investime, të jetosh, të jesh i sigurtë, të kesh të ardhme më të mirë. Kalaja e Ulqinit është shumë afër një fitoreje të tillë.

Të jesh e bukur, madhështorë me një prapavijë historike  të lakmueshme, të jesh e ngritur si një lapidar mbi det  do të thotë të jesh KALAJA E ULQINIT!