Ulqini prezantohet në Panairin e Prishtinës – Travel Fair 2017

0

Organizata Turistike e Ulqinit është pjesëmarrëse e panairit të turizmit i cili për herë të 14 mbahet në qytetin e Prishtinës. Delegacioni është udhehequr nga kryetari i Komunes Nazif Cungu dhe kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq , të cilet poashtu janë në vizitë zyrtare në Kosovë në kuadër të panairit të turizmit.

Fjalen e hapjes solemne të panairit e pati kryetari i Komunës z.Cungu i cili përshëndeti përfaqësuesit e mediave dhe organizatorët për punen e bërë.

“Shqiptaret nga Kosova por edhe nga diaspora jane miqet e Ulqinit, nje miqesi kjo e cila trashigohet dhe kultivohet me kujdes nga te dyja anet vite me radhe” – shprehu kryetari Cungu.

Duke marre parasysh faktin see tregu kosovar ka rendesi te madhe per turizmin e Ulqinit, Organizata Turistike e Ulqinit organizoi edhe konference per media ku jane shpalosur gjithe risite qe Ulqini ofron per sezonin 2017, duke nisur nga festat e 1 majit dhe manifestimi “Te gjithe per turizem” qe tashme jane bere tradicional per tregun e Kosoves.

Drejtori i Organizates Turistike Mr Fuad Haxhibeti tha se ne si Organizate kete vit kemi bere shume pregaditje per nje vijim sa me te mire te sezonit turistik, duke filluar nga investimet ne qytet, prezantimi neper panairet dhe berzat turistike dhe manifestimet qe do te ndikojne dukshem ne oferten turistike verore per kete vit.

Poashtu, gjate dites se pare, delegacioni nga Ulqini ka marre pjese ne disa programe televizive te Kosoves, ku kane njoftuar dhe ftuar te gjithe teleshikuesit te vizitojne Ulqinin edhe per festat e 1 majit ku edhe cmimet do te jene me te arsyeshme, por edhe gjate sezonit veror sepse, mund te themi tashme qe Ulqini eshte edhe nje nder destinacionet me te preferuara per kosovaret.

Nga afaristet e Ulqinit qe se bashku me Organizaten Turistike po prezantojne ofertat e tyre jane hoteli Mediteran, Albatros, Continental, Llolla, Eneida, Riva, Copacabana si dhe shume te tjere.

Ne kuader te agjendes eshte poashtu edhe kokteji i cili organizohet ne lokalin e mirenjohur Bamboo ku te ftuar do jene perfaqesuesit e medijave, gazetare, ambasador, perfaqesues te agjensioneve dhe partnereve nga Kosova si dhe miqet e Ulqinit.

Sherbimi i OT Ulqin