Ulqini paguan ujin më të shtrenjtë në Mal të Zi

0

Drejtori i Ujësjellsit rajonal Goran Jevriq, tha në konferencë për shtyp se kjo ndërmarrje është duke vuajtur pasojat mungesës së mjeteve financiare për investimet e nevojshme.

Sipas tij, edhe pse ekzistojnë marrdhënie të mira me ujësjellësit lokal, ato marrin gjithnjë e më pak ujë nga ai rajonal dhe ia shesin konsumatorit shumë më shtrenjtë.

Ai theksoi shembullin e Ulqinit, banorët  të cilit paguajnë ujin më të shtrenjtë në vend, duke ia kaluar së fundmi edhe Budvës.