Ulqini – nikoqir i Turneut mbarëkombëtar të futbollit për femijë

0

Kështu u ra dakort në takimin që kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij patën me udhëheqësin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve DurrësAvni Cuni , përfaqësuesin nga Tetova dhe mysafirë të tjerë.Me insistimin e Kryetarit Nrekiq u la që ky aktivitet I rëndësishëm sportive të organizohet në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Ulqinit.Turneu do të tubojë 75 fëmijë nga Ulqini , Durrësi, Tetova , Peja dhe Bujanoci që do të akomodohen tek bashkëmoshatarët e tyre ulqinak. Në takim u vlerësua bashkëpunimi që Komuna jonë ka me Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës në fushën e aktiviteteve artistike, kulturore , sportive dhe shkencore.Kryetari I Ulqinit edhe me këtë rast përsëriti qëndrimin që komuna edhe përkundrejtë vështirësive financiare ka përkrahur dhe do të përkrahë aktivitetet kulturore dhe sportive .Ai tha se do të insistojmë që mjetet buxhetore për këto nevoja të jenë më të mëdha në vitin 2019. Mysafirët i shprehën falenderime kryetarit për pritjen e ngrohtë dhe përkrahjen që I dha këtij aktiviteti tradicional.