Ulqini më në fund me azil për qejt endacak

0

Fjala është për një objekt ku do të grumbullohen qejt e lënë në mëshirë të fatit dhe që jo rrallë herë kanë sjellë në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve, thuhet në kumtesën e komunës.

Ne bazë të vendimit Komunal sherbimet kompetente do të marrim masat e nevojshme që të rregullohet kjo çështje që kohën e fundit ishte tejet problematike.Vënia në funksion e azilit të qejve, njëherit bën dhe uljen e rrezikut të përhapjes së sëmundjeve dhe infeksioneve të ndryshme. Procesi i trajtimit nis me grumbullimin e qejve, vaksinimin dhe sterilizimin e tyre.

Çdo gjë bëhet konform standarteve dhe në mbikqyrjen e mjekut veteriner.