Ulqini me azil për lopë?!

0

Ulqini ka probleme të shumta me kafshët e lëna pas dore, këtu natyrisht mendohet për qentë dhe macet të cilat pa përkujdesjen e askujt enden nëpër rrugët e qytetit.

Ndërtimi i një azili për ta është më se i nevojshëm dhe diçka që me kohë kërkohet nga opinioni publik, por siç duket qentë dhe macet do të duhet të presin sistemimin e një kafshe tejet më të rrezikshme për banorët e Ulqinit, lopët.

Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka për “Vijesti” ka paralajmëruar vendosjen e ndriçimit deri në Adë, por edhe ndërtimin e një azili për lopët që nuk kanë pronar.

Me këtë Ulqini do të fitojë edhe një atraksion tjetër turistik, unik në gjithë botën, azilin për lopë.